Perurohet rruga Lushnje-Fier

09/04/2009 16:35

Kryeministri Sali Berisha inauguroi autostraden Lushnje -Fier, nje financim i qeverise italiane prej rreth 20 milione eurosh.

Me nje gjatesi gati 22 kilometra, autostrada me kater korsi qe pershkon mespermes fushen e Myzeqese, shkurton ndjeshem distancat e kryeqytetit me jugun e vendit. Ndersa kryeministri Berisha, duke premtuar nisjen e ndertimit brenda pak kohesh te 5 projekteve te reja per qarkun e Fierit, vuri ne dukje vemendjen e qeverise per zhvillimin e fshatit.

“Mandatin e dyte do te investojme dy here me shume per fshatin. Cdo pensionist do te kete nje pension dy here me te larte se sa kater vite me pare”, u shpreh Berisha.

Sipas kryeministrit Berisha kriza ekonomike boterore, megjithe pasojat e saj ne vend dhe paralajmerimet e FMN-se dhe opozites, nuk do te pengoje qeverine per te realizuar premtimet.

“Ka nje krize boterore qe pasqyrohet kudo, po qeveria ime disponon cdo qindarke per te rritur rrogat dhe pensionet sic ka premtuar. Opozita te kontribuoje edhe ajo duke ulur taksat e qeverise lokale”, u shpreh Berisha.

Nga ana tjeter, kryeministri Berisha, pas anetersimit ne NATO ka premtuar zgjedhje te lira e te ndershme dhe liberalizimin e vizave. Por sipas tij, per te arritur keto qytetaret duhet te pajisen me leternjoftimet elektronike dhe pasaportat biometrike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA