Familjaret e policeve: Vrasja mund te shmangej

09/04/2009 20:55

Bashkeshortja e policit te vrare Shkelzen Dobrusha, vetem dy jave pas krimit te rende qe ndodhi ne Kukes ka pohuar se krimi mund te parandalohej.

Kete deklarate ajo ua ka thene krereve te policise lokale, te cilet dje kane qene ne shtepine e saj per te dhene nje shperblim prej 6 rrogash mujore si ndihme financiare nga misioni ICITAP.

“Kerkush nuk ka lajmeruar policine. Makina u shpua me automatik, perse s’u lajmerua policia. Gjithe fshati e ka ditur”, ka deklaruar Blerina Dobrusha.

Gjate vizites ngushelluese te nendrejtorit te policise, i cili shoqerohej edhe nga prefekti i Kukesit Qamil Cenalia, babai i Shkelzen Dobrushit, Destani, ka kerkuar qe te behet e mundur edhe levizja e familjes se Shkelzenit.

Familja e Shkelzenit jeton ngjitur me dy motrat e vrasesit, keshtu qe babai i viktimes nuk e shikon te mundur bashkejetesen me keta dy fqinje.

Vizita per familjen e dyte, ate te Ramadan Hiles, ka vijuar ne ambjentet e spitalit rajonal te Kukesit, aty ku per mungese strehimi familja e Ramadanit jeton prej 13 ditesh.

Top Channel