Ekspertet: Hyrja ne euro shmang rreziqet

09/04/2009 20:45

Futja e euros si monedhe zyrtare nuk eshte ide e re as per Shqiperine. Selami Xhepa, keshilltar i kryeministrit per ekonomine, eshte nje nga perkrahesit me te hershem te saj, i cili mendon se me kete levizje do te shmangeshin nje sere rreziqesh.

“Ne pergjithesi njerezit qe kane te ardhura ne nje monedhe dhe shpenzime ne nje monedhe tjeter rrezikojne te humbasin nga kursi i kembimit. Gjithashtu, nje argument i fundit eshte edhe transparenca e cmimeve”, deklaron Xhepa.

Por braktisja e monedhes kombetare per euron, vec perfitimeve mund te kete edhe disa kosto. “Kursi i kembimit eshte nje element qe amortizon disbalancat dhe kushtet e kursit te kembimit thithin keto alternativa”, sqaron Xhepa.

Disa nga vendet fqinje si Mali i Zi dhe Kosova kane adoptuar euron si monedhen e tyre kombetare ne menyre te njeanshme.

Top Channel