
Debati i diteve te fundit, mbi lidhjet e supozuara te njerit prej te akuzuarve kryesore per tragjedine e Gerdecit, Mihal Delijorgji me eksponente te maxhorances, perfshin edhe parlamentin.
Deputeti socialist Tualant Balla i kerkoi kryetares se kuvendit te tregoje lidhjet e kryeministrit dhe familjes se tij me Delijorgjin.
“Ti ke kerkuar ne kete parlament zbardhjen e lidhjeve te Delijorgjit me personat e tjere. Dje shtypi dhe prokuroria ta kane lehtesuar punen dhe kane thene qe keshilltari kryesor i Berishes eshte njeriu drejtperdrejt i lidhur me Delijorgjin. Keto dy kontrata themelimi implikojne permes sekserit shqiptar, Balliu, lidhjet e kryeministrit dhe djalit te tij me ceshtjen e Gerdecit”, u shpreh Balla.
Kjo e fundit i ka kerkuar deputetit Balla qe t’i thote kryetarit te tij se ekzistojne 200 telefonata me Delijorgjin, ndersa i ka kerkuer qe ta pyese se perse jane dhene lejet e ndertimit per kete person, perse nuk i hiqen dhe se kush ia pagoi ndenjten ne Krete.
Nderkohe deputeti demokrat Edi Paloka ka kerkuar ngritjen e nje komisioni hetimor per kryebashkiakun Edi Rama, per te hetuar pasojat e mosmiratimit te planit urbanistik per Tiranen.
Top Channel