Kompania e Delijorgjit, Ina Rama: Po bejme verifikimet

08/04/2009 15:00

Duke iu referuar faktit te mosvenies nen sekuestro shoqerise se ndertimit “Trans Digging Construksion” ne te cilen Mihal Delijorgji eshte ortak, Prokurorja e Pergjithshme, Ina Rama, konfirmoi hetime per kete ceshtje.

“Po bejme verifikimet perkatese ne lidhje me kete ceshtje”, u shpreh Rama.

Por me heret gjate nje takimi me prokurore nga i gjithe vendi Prokurorja e Pergjithshme foli ashper per ata prokurore qe lene jashte sekuestros prona te individeve, qe i kane ngritur keto biznese me ane te aktiviteteve kriminale. Kryeprokurorja propozoi madje nje grup te perbashket pune me policine.

“Jemi te ndergjegjshem se goditja financiare qe i behet nje individi nepermjet nje aktiviteti kriminal eshte ajo qe shkaterron suportin themeltar te tij”, u shpreh Rama. Sipas saj, puna e nje prokurori nuk do te jete e mire, nese eshte shmangur hetimi financiar qe eshte nje detyrim ligjor.

Ky takim kishte synim zgjedhjen e anetarit te ri te Keshillit te Prokurorise, por duke shfrytezuar rastin zonja Rama ka bere panoramen vjetore te punes se prokurorise per 2008. pervec arritjeve zonja Rama citoi si problematike ceshtjen e vendosjes se masave te ashpra te arrestit me burg edhe per persona qe nuk paraqesin rrezikshmeri shoqerore, pasivitetin e prokuroreve qe sipas Prokurores se Pergjithshme presin materiale nga policia per hetimet dhe nuk angazhohen edhe vete, si dhe arrestimin ne shume raste te te miturve edhe kur behet fjale per vepra te lehta penale.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta