
Guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani, gjate nje raportimi ne komisionin Kuvendor te Ekonomise ka leshuar disa parlajamerime mbi zhvillimet e fundit te ekonomise shqiptare.
“Duhet te kemi kujdes nga sinjali i forte qe leshon llogaria korente dhe pasojat qe ajo mund te kete ne kursin e kembimit dhe ne inflacion”, u shpreh Fullani.
Nje pike tjeter delikate, e prekur nga guvernatori ka qene dhe ajo e borxhit publik, i cili edhe pse vitet e fundit ka shenuar ulje konstante ne vitin 2008 u rrit me rreth 3 per qind ndaj GDP, nga investimet e medha publike.
Perpos paralajmerimeve te guvernatorit, menyra se si qeveria po administron shpenzimet eshte shnderruar ne nje ceshtje te nxehte debati mes mazhorances dhe opozites, ku keta te fundit kerkojne kontroll te rrepte. Por mazhoranca deklaroi se do te vijoje programin ambicioz te investimeve publike.
Top Channel