
Shqiperia eshte vend me aktivitet te larte sizmologjik dhe rreziku eshte gjithmone i pranishem.
Ndonese termetet nuk parashikohen, sizmologet bejne thirrje te merren masa per te parandaluar demet. Lekundjet sizmologjike ne vendin tone jane shtuar dhe vetem per periudhen Janar –Prill 2009 jane regjistruar 50 termete te madhesise 2 deri 4 grade sipas shkalles Rihter.
“Territori yne eshte prekur nga termete te fuqishem dhe dukurite natyrore do te ndodhin edhe ne te ardhmen. Per vendin tone, termetet jane maksimumi me nje fuqi prej 9 ballesh”, u shpreh Llambro Duni, i Departamentit te Sizmologjise dhe Inxhinierise Sizmike.
Lekundjet e pak diteve me pare ne Akuila te Italise jane regjistruar nga instrumentat tane mates. Keto lekundje kane ndikuar ne koren e tokes edhe ne territorin tone, por pasojat e tyre po studiohen nga sizmologet.
Proceset gjeologjike jane te tilla qe perfshijne volume te medha te kores se tokes dhe shkojne edhe me tej ne raste te vecanta.
“Duhen gjykuar ne menyre shkencore te gjitha te dhenat per te kuptuar se deri ne c’mase lekundjet ne Itali kane ndikuar ne territorin tone”, u shpreh Duni.
Termeti me i madh ne Shqiperi eshte shenuar ne 15 prill te vitit 1979 ne Shkoder.
Sizmologet shtojne se ne Shqiperi rreziku behet edhe me i madh pasi ndertohet ende sipas kodit te ndertimit te vitit 1989, ne nje kohe kur ndertimet e viteve pas 90 jane shume me te larta dhe cilesia e materialeve te ndertimit le per te deshiruar.
Sipas tyre Ligji i Urbanistikes duhet permiresuar, nderkohe qe inspektoriati i ndertimit duhet te kontrolloje hap pas hapi fazat e ndertimeve.
Top Channel