
Ndonese EULEX vendosi nje regjim doganor edhe ne veri te Kosoves, ai mbetet ende formal dhe ne leter. Kontrabanda vazhdon dhe serbet kalojne neper pikat doganore pa paguar asnje detyrim.
Policia e Kosoves ben kontrollin e dokumentacionit te te gjithe personave te cilet hyne nga Serbia, ndersa doganieret e EULEX po vazhdojne te regjistrojne te gjithe mallrat te cilat hyne ne kete port. Por se sa zhdoganohet ky mall ne terminalin e Mitrovices, kjo eshte ceshtje tjeter.
Korrespondentja e Top Channel raporton se qytetare serbe kalojne doganen pa paguar asnje detyrim financiar.
Megjithese ky evasion fiskal eshte masiv, policia e Kosoves dhe EULEX nuk nderrmer asnje mase.
Sipas të dhënave zyrtare të Doganave vetëm 30 % mallit i cili hynë në veri i shpëton taksave. Ndërsa 70%, i përgjigjet tatimit doganor në terminalin e Mitrovicës.
Top Channel