Basha, Gjykata e Larte merr ne dore akuzen

08/04/2009 17:50

Gjykata e Larte ka marre ne dore kerkesen e Prokurorise se Pergjithshme kunder vendimit te gjykates se shkalles se pare qe beri te pavlefshme aktet e prokurorise pas perfundimit te hetimeve per ceshtjen e rruges Durres-Kukes.

Gjykatesja e shkalles se pare, Fatmira Hajdari kishte vendosur pavlefshmerine e marrjes si te pandehur te ministrit Lulzim Basha, pas komunikimit te akuzes dhe dergimit te dosjes hetimore ne gjykate.

Ky vendim u apelua nga prokuroria ne Gjykaten e Apelit qe la serish ne fuqi vendimin e shkalles se pare. Prokuroria vazhdoi rekursin ne Gjykaten e Larte dhe sot pritej te mbahej seanca e radhes, por as ministri Basha dhe as avokati i tij nuk u paraqiten.

Ky i fundit i ka derguar nje raport mjekesor trupit gjykues duke thene se ishte i pamundur te ndiqte seancen.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta