Ish-presidenti i Finlandes Marti Ahtisari, ish-kryenegociatori per ceshtjen e Kosoves, ka deklaruar se tani qe marredheniet Amerike-Rusi duket se po permiresohen, edhe Moska do ta njohe nje dite Kosoven. 

Por fituesi i Cmimit Nobel te Paqes u shpreh per Zerin e Amerikes se ishte zhgenjyer nga vendimi i disa vendeve te BE-se per te mos u shprehur pro pavaresise.

“Jam i zhgenjyer qe disa nga vendet anetare nuk e kane njohur Kosoven. Shpresoj se disa prej tyre do ta bejne kete heret a vone. Por kjo ka patur gjithashtu nje efekt negativ ne procesin e zgjerimit te BE-se dhe kjo per mua eshte shume me shqetesuese. Fakti qe afro 60 vende e kane njohur Kosoven eshte shenje e mire dhe ato perbejne 60-70% te ekonomise boterore. Pra eshte nje fillim i mire. Ky proces do te shpejtohet dhe shpresoj sinqerisht qe edhe vendet e botes islamike do te fillojne ta njohin Kosoven”, tha Ahtisari.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA