Gazeta prestigjoze britanike “The Guardian” paralajmeron Maqedonine se vonesat ne zgjidhjen e ceshtjes se emrit me Greqine mund te shkaktojne tensione etnike ne vend.

Sipas gazetes, “FYROM” vuan ende nga problemet e tranzicionit ne periudhen post komuniste, ka nivel te larte korrupsioni, probleme me gjuhen, mosmarreveshje me Bullgarine dhe probleme te lidhura me kufirin.

“Ndoshta Maqedonia shmangu me te keqen ne Ballkan ne vitet ’90, por ajo eshte ende larg standarteve evropiane. Nga dhuna ne zgjedhjet e vitit 2008 humbi jeten nje person, ndersa disa te tjere u plagosen. Nderkohe qe ne krye te ketyre problemeve eshte fakti se Maqedonia vazhdon te jete nje shtet qe nuk thirret me emrin e saj”, shkruan “The Guardian”.

Top Channel