
Kryeministri kroat Ivo Sanader e konsideron diten e sotme, si me te rendesishmen ne historine moderne te vendit te tij.
Flamujt e Kroacise dhe Shqiperise, u ngriten perkrah 26 flamujve te tjere te anetareve te NATO-s ne seline e Aleances ne Bruksel.
Duke vleresuar Aleancen, si gur themeli per mbrojtjen dhe zhvillimin e paqes nderkombetare, Sanader, premtoi se vendi i tij ka detyrimin per t’iu bashkuar kesaj fryme dhe per te ecur ne te njejtin hap me vendet e tjera anetare.
“Anetaresimi i Kroacise do te thote se ne do te vazhdojme te jemi te pranishem ne Afganistan me trupat tona. Kroacia do te jete tashme nje aleat i besueshem”, u shpreh Sanader.
Gjithashtu kryeministri kroat, u shpreh se do te deshironte te shihte shume shpejt te festonte edhe Shkupi, ndersa foli edhe per vende te tjera te rajonit, te cilat duhet te kene besim te Kroacia, si anetare e re e NATO-s.
“Dyert e NATO-s jane te hapura edhe per Serbine. Po ashtu ne mbeshtesim stabilitetin ne Kosove. Dua t’u dergoj nje mesazh te gjithe vendeve te Evropes Juglindore dhe t’i shpreh angazhimin e vendit tim per perspektiven e tyre”, theksoi Sanader
Top Channel