
I kerkuar ne Shqiperi per vrasjen e nje polici dhe i arrestuar ne Spanje per rrembimin dhe plagosjen e nje biznesmeni, Astrit Bushi i njohur dhe si kreu i nje organizate kriminale ka ikur nga burgu, duke fituar lirine si pasoje e nje gabimi.
Media spanjolle po i ben jehone te madhe largimit te shqiptarit Bushi, qe prej saj eshte vleresuar si kriminel shume i rrezikshem. Bushi quhet drejtuesi i nje rrjeti kriminal, qe akuzohet per disa grabitje dhe rrembime personash. Ai eshte liruar me 4 prill nga policia, per mungese provash, lidhur me rrembimin e biznesmenit Hose Luis Moreno, ne Madrid.
Mediat thone se Bushi nuk ishte mbajtur nen vezhgim dhe ai eshte larguar ne kembe nga nje zyre policie ne Madrid.
Astrit Bushi, kreu i bandes se shqiptareve qe sulmuan shtepine e Jose Luis Moreno ne dhjetor te vitit 2007, duke e lene ate te plagosur, u lirua prej nje gabimi te enjten e kaluar. Kjo gje eshte bere e ditur nga burime policore te Madridit. Policia tha se, ai eshte larguar ne kembe nga ambientet e paraburgimit dhe askush nuk eshte perpjekur per ta ndaluar. Sipas medias, ai eshte larguar nga gjykata e Alcobendas, ku kishte qene i transferuar nga burgu dhe po qendronte ne paraburgim.
Astrit Bushi nga Laçi, eshte denuar nga drejtesia shqiptare me 25 vjet burg per vrasjen e efektivit te FNSH-se, Altin Balozi. Ngjarja e rende ka ndodhur ne mars te vitit 2003, e qe nga ai moment ai kishte mundur te fshinte gjurmet e te largohej sa nga nje shtet ne tjetrin.
Top Channel