Hasi: Une me kombetaren? Nuk jam gati

07/04/2009 19:50

Ish kapiteni i kombetares shqiptare, aktualisht zv/trajner i Anderlehtit ne Belgjike, Besnik Hasi shprehet se nuk ndjehet ende gati per te marre mbi supe drejtimin e perfaqesueses kuqezi.

“Nuk jam kontaktuar nga asnje njeri por edhe sikur te kishte ndodhur kjo, nuk do ta pranoja postin sepse nuk e shikoj veten ende te gatshem. Me duhet kohe sepse kombetarja eshte nje pergjegjesi shume e madhe. As kombetarja nuk eshte gati per mua dhe as une per kombetaren”, thote Hasi ne nje lidhje telefonike me Top Channel.

Gjithesesi, ai i ka idete e qarta per ate qe i nevojitet kombetares sot dhe ndryshimit qe ajo ka me skuadren e 4-5 viteve me pare, ku luante vete ai. “Nuk eshte kombetarja e 3-4 viteve te kaluara sepse ne ato momente beme nje hap te madh perpara”, shprehet ish mbrojtesi kuqezi.

Duke pare rezultatet jo te mira te perfaqesueses ne keto eleminatore, Hasi pohon se vemendja ndaj te rinjve do te ishte celesi i suksesit ne arenen nderkombetare. “Nuk punohet me te rinjte dhe ky eshte faji kryesor. Ne Shqiperi duhet punuar me pikepamje afatgjate jo me afat kohor te shkurter”, shton Hasi.

Nderkohe nje tjeter emer i lakuar keto dite eshte edhe ai i Bledar Koles, ish-lojtarit te Beselidhjes, Partizanit, Elbasanit dhe disa skuadrave ne Greqi, perfshire Panathinaikosin dhe AEK-un.

I kontaktuar ne telefon nga TCH, Kola thote se nuk eshte kontaktuar nga askush dhe deri ne pritje te ndonje telefonate apo kontakti tjeter, nuk mund te thote asgje nese do ta pranoje ose jo nje oferte. Aktualisht Bledar Kola eshte trajneri i skuadres te te rinjve te AEK-ut ne kampionatin grek.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta