
Kryetari i bashkise, Edi Rama ka inspektuar punimet qe po kryhen per ndertimin e nje qendre multifunksionale ne ambientet e ish-kinema Dajtit.
Kjo qender do t’u ofroje femijeve dhe te rinjve salle kinemaje, ekspozita, salle muzike e kercimi, salle interneti, biblioteke, gjithcka qe ploteson deshirat dhe ambicjet artistike e krijuese te grupmoshave te reja.
“Ne i japim grupmoshave te reja nje pike referimi ku mund te shoqerizohen dhe ku mund te stervisin dhuntite e tyre dhe ku mund te kene njerez qe mund te jene dedikuar ndaj arteve”, u shpreh kryetari i Bashkise, Edi Rama.
Ngritja e qendrave multifunksionale mbetet nje nga synimet e bashkise se Tiranes, e cila kerkon rigjallerimin e aktivitetit kulturor dhe kreativ te qytetit.
Top Channel