Transplanti i veshkes, vajza del nga spitali
06/04/2009 16:15
Mitilda Gode, 19 vjec e cila kreu transplantin e veshkes se te atit pak dite me pare eshte takuar me prinderit e saj dhe ka lene ambientet e spitalit. Pasi ka siguruar vazhdimesine e jetes ajo ndihet thellesisht mirenjohese ndaj mjekeve.
Ekipi i mjekeve qe kryen operacionin shprehen se deri tani gjithcka ka ecur normal.
Megjithate Mitilda do te vazhdoje te jete nen mbikqyrjen e mjekeve
Tashme pas Mitildes ne listen e pritjes per t’iu nenshtruar transplantit te veshkes jane 20 persona dhe 300 paciente te tjere i nenshtrohen hemodializes.
Top Channel