
Drejtuesit e larte te shtetit shqiptar presidenti Topi, kryeministri Berisha por dhe kryetari i opozites Edi Rama, ne mesazhe te vecanta ngushellimi dhe solidariteti i jane drejtuar, presidentit te Italise dhe kryeministrit Berlusconi per ngjarjen e rende qe preku Italine ne rajonin e Abruzzo-s, pas termetit. (UPDATE)
Ne letren e tij drejtuar presidentit italian Napolitano, presidenti shqiptar Bamir Topi shpreh hidherimin e tij dhe shpreh ngushellime te thella per familjaret dhe te afermit e viktimave edhe ne emer te popullit shqiptar.
Kryeministri shqiptar Berisha ne mesazhin e tij drejtuar kryeministrit italian Silivo Berlusconi shpreh pikellimin e thelle si dhe ndjenjat e solidaritetit per familjet e viktimave dhe qeverine dhe popullin mik italian shkruan kryeministri shqiptar.
Gjithashtu, në këtë mesazh, kryeministri Berisha i bën të ditur homologut të tij Silvio Berlusconi se, qeveria shqiptare ka vendosur të akordojë një shumë modeste prej 50 mijë euro, në ndihmë të familjeve të lënduara nga kjo ngjarje e rëndë natyrore.
Edhe kryetari i opozites Edi Rama ne emer te PS-se, shprehu keqardhjen e thelle per tragjedine e ndodhur.
Zoti Rama gjithashtu i ka derguar edhe nje mesazh ngushellimi dhe solidariteti kryeministrit italian Berlusconi permes nje letre. Ai shpreh besimin se angazhimi i fuqishem i qeverise qe drejtohet nga zoti Berlusconi, si dhe kurajo e njerezve do te beje qe Italia te kaperceje pasojat dhe zona te rimekembet nga demet e shkaktuara nga termeti.
Top Channel