
Dyshohet se mes viktimave te termetit ne Itali eshte edhe nje familje shqiptare, banore e nje prej provincave me te goditura nga fatkeqesia natyrore.
Lajmi ende nuk eshte konfirmuar zyrtarisht pasi informacionet jane te pjesshme dhe kontradiktore.
Nderkohe ne Abruzzo jeton nje komunitet i madh shqiptaresh nga Shqiperia dhe nga Kosova, por nuk ka asnje njoftim per viktima mes tyre ne kete tragjedi qe goditi oret e para te mengjesit.
Nderkohe vec ekipeve te emergjencave, edhe vete njerezit po germojne me duar ne kerkim te te mbijetuarve.
Personat e pastrehe kane arritur ne 50 mije, ndersa komuna te tera jane shkaterruar teresisht.
Ne spitalin e L’Aquila-s nuk ka me vende per te lenduarit, ndaj shume prej tyre po zhvendosen me helikoptere neper spitalet e qyteteve fqinje.
Top Channel