Procesi ndaj Ilir Pajes, ne gjykate deshmitari

06/04/2009 15:55

Pas afro nje viti i arrestuar nga policia shqiptare per vrasje te mbetur ne tentative ndaj nje polici, por i njohur vecanerisht nga policia italiane per dy arratisjet e tij spektakolare, Ilir Paja ka degjuar nga kafazi deshmitarin e pare okular mbi rrethanat se si u prangos, kesaj radhe ne vendin e tij.

Gazmend Vathi, punonjes ne policine bashkiake te Tiranes risolli edhe njehere detaje nga aksioni policor qe u mbyll me arrestimin e te shume kerkuarit, por edhe plagosjen e rende te oficerit te njesise operacionale.

Paja akuzohet per tentative vrasjeje ndaj policit per te mos u arrestuar, mbrojtja synon te sjelle fakte ne gjykate qe  flasin per nje aksident automobilistik dhe jo ashtu sikurse prokuroria.

Deshmitari i pare i mberritur ne vendngjarje pohoi se kishte gjetur dy persona te plagosur, njeri nen makine qe behet fjale per policin dhe tjetri disa metra me tutje, i cili eshte Paja.

Ai tha se ka degjuar fillimisht krisma armesh dhe me pas nje perplasje makine, cka sjell kontradikta me skemen paraprake te policise. Megjithate per t’u bindur se cfare ka ndodhur realisht, Gjykata e Krimeve te Renda ka vendosur ne nje seance te meparshme te kryeje eksperiment ne vendngjarje, ne prani te Ilir Pajes dhe avokatit mbrojtes.

Ky vendim pritet te vendose ne sfide policine shqiptare per ruajtjen e te pandeheurit, duke patur parasysh qe Ilir Paja eshte arratisur dy here ne Itali, nje here me carcaf nga burgu i Perugias dhe tjetri kur po transportohej me ambulance nga njeri burg ne tjetrin.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta