Plagosja ne shkollen e Lezhes, aksidentale

06/04/2009 13:05

Shkaku i plagosjes se sotme te nje adoleshenti ne nje shkolle te qytetit te Lezhes ka qene aksidental.

Sipas informacioneve te fundit, nje nxenes i shkolles 9-vjecare “Kosova” ka nxjerre pistoleten ne klase dhe gabimisht e ka shkrehur ate duke plagosur shokun e tij.

Krisma ka alarmuar mesuesit dhe nxenesit e tjere qe kane vrapuar ne klasen ku ndodhi plagosja. 15-vjecari i lenduar eshte derguar me urgjence ne Spitalin Ushtarak te Tiranes ndersa policia ka nisur hetimet per ngjarjen.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta