Kartat, Rama: Shqiptaret e varfer nuk e blejne dot

06/04/2009 12:15

Partia Socialiste ka shprehur serish shqetesimin e saj per procesin e pajisjes me karta identiteti te votuesve shqiptare.

Kreu socialist, Edi Rama, ne nje konference per shtyp theksoi se e drejta e votes nuk mund te shitet dhe blihet nga qeveria.

“Ne e ftojme qeverine te reflektoje. Qindra mijera zgjedhes nuk e blejne dot karten per shkak te varferise, po kjo nuk do te thote qe ata duhet ta humbin te drejten per te votuar”, u shpreh Rama.

Duke kujtuar se e nesermja mund te jete shume vone, Rama beri thirrje qe qeveria te realizoje zgjedhje te suksesshme, per te justifikuar keshtu edhe anetaresimin e vendit ne NATO.

Persa i perket socialisteve, Rama theksoi se opozita do te beje c’eshte e mundur te kaloje me sukses proven e zgjedhjeve.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta