Grabitja e kadastres, dyshohen vete punonjesit

06/04/2009 08:25

Gjetja e hapur dhe e grabitur e zyres se kadastres se Sarandes mengjesin e se shtunes, ka vene ne levizje strukturat e policise dhe ato te hetuesise, perfshi edhe kriminaliste te ardhur nga Tirana e specialiste nga Policia e Shtetit.

Ajo qe eshte bere publike nga veprimet e ndermarra prej strukturave te policise, eshte marrja ne pyetje e disa personave gjate dites se shtune dhe te dieles. Policia u ka marre shenjat e gishtave te gjithe nepunesve te godines ku ndodhi ngjarja, te cilet jane te dyshuar.

Nga ana e pergjegjesit te zyres se grabitur, Taip Madani, i cili ka qene edhe denoncuesi i pare i ngjarjes, eshte thene se ne mes te korridorit jane konstatuar shenja te dukshme te shtypjes se deres, e cila ka qene kaq e pasiguruar.

Nga marrja ne pyetje nuk eshte perjashtuar asnje nga punonjesit e institucioneve qe funksionojne nen catine e godines ku ben pjese edhe zyra e kadastres.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA