Tirana, serish dite festimesh per hyrjen ne NATO
05/04/2009 13:15
Festimet neper rruget e kryeqytetit do te vazhdojne edhe gjate dites se sotme, nje dite pasi Shqiperia eshte bere zyrtarisht anetare e NATO-s.
Bulevardi kryesor te kryeqytetit qe ne oret e para te dites eshte ndaluar qarkullimi i automjeteve do, pritet qe te pushtohet nga mijera banore. Gjate pasdites do te zhvillohen koncerte te ndryshme ne sheshin “Nene Tereza”, ne sheshin “Skenderbej” ku po vazhdojne punimet per pergatitjen e skenes gjigande.
Rrugeve shihen automjete te shumta, te cilat mbajne flamuj shqiptare dhe flamuj te NATO-s, ka pasur dhe shume automjete te tjera te cilat jane drejtuar drejt Rinasit ne pritje te ardhjes se delegacionit shqiptar nga Strasburgu.
Top Channel