
Pas zyrtarizimit te Anders Fogh Rasmussen ne postin e sekretarit te pergjithshem te NATO-s, Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu i ka derguar nje telegram urimi.
“Me rastin e zgjedhjes tuaj sekretar i pergjithshem i NATO-s, dua t’ju shpreh urimet e mia me te perzemerta dhe te popullit te Republikes se Kosoves. Me kenaqesi te vecante e kujtoj takimin me ju shtatorin e vitit qe shkoi dhe zotimin tuaj te palekundur se do t’iu qendroni afer institucioneve dhe qytetareve te Republikes se Kosoves ne permbushjen e synimeve te tyre euroatlantike“, nis letra e kreut te shtetit kosovar.
Ne vijim Sejdiu thekson vullnetin e palekundur te popullit kosovar per te ndertuar nje force te veten moderne te mbrojtjes, e cila do te jete nje dite kontribuuese direkte ne operacionet paqeruajtese te NATO-s kudo ne bote. “Duke qene thellesisht te bindur per perkushtimin tuaj personal dhe te gjithe Aleances Veriatlantike per te ndihmuar vendin tone ne udhen e metejshme te integrimit, urojme qe te keni shendet, fat dhe suksese“, vijon Sejdiu.
Nje tjeter leter Sejdiu i ka derguar edhe sekretarit ne largim, Jaap de Hoop Scheffer. “Institucionet dhe qytetaret e Republikes se Kosoves do t’u jene perhere mirenjohes per gjithe ate qe keni bere per paqen, sigurine dhe stabilitetin e vendit tone”, thuhet mes te tjerash.
Top Channel