
Ndryshimi i menjehershem i temperaturave ka sjelle rritjen e numrit te rasteve me virozat e gripit.
Te moshuarit dhe femijet kane qene kontingjenti qe ka shfaqur me shume probleme. Gati cdo dite ne repartin e pediatrise ne spitalin e Peshkopise paraqiten rreth 30 femije per te marre trajtim mjekesor. Nje pjese e mire e tyre, pas ndihmes se pare mjekesore, rikthehen ne shtepi, ndersa nje pjese eshte shtruar per trajtim me te specializuar, per shkak te komplikacioneve qe kane shfaqur.
Mjeket thone se rritja e numrit te rasteve me grip ka ardhur per shkak te ndryshimeve te menjehershem te temperaturave gjate diteve te fundit. Nderkohe, mjeket pediater theksojne se femijet qe jetojne ne kolektiva: cerdhe, kopsht dhe shkolla, jane me te rrezikuar te preken nga virozat.
“Numri i femijeve eshte i larte, kjo edhe per faktin se nje pjese e mire e tyre vijne nga zonat fshatare, ku ne shume prej tyre mungon sherbimi mjekesor ne qendrat shendetesore, per mungese mjekesh. Madje ka edhe fshatra te thelle malore, ku femijet e vegjel nuk mund as te vaksinohen, sepse aty mungon edhe infermierja. Nje pjese e pacienteve qe vijne prane spitalit, pasi marrin ndihmen e duhur mjekesore ambulatore, kthehen ne shtepite e tyre, ndersa nje pjese tjeter shtrohen ne repartin e pediatrise”, thote mjeku pediater, Hasan Lleshi.
Mjeket pohojne se situata eshte nen kontroll dhe nuk behet fjale per epidemi gripale, edhe pse numri i rasteve me viroza vjen ne rritje. Per ta, kjo eshte nje situate normale per kete nderrim stinesh.
Top Channel