
Mberrin ne vendlindje delegacioni shqiptar pjesemarres ne punimet e asamblese se 60-te te NATO-s ku Shqiperia u zyrtarizua anetare me te drejta te plota.
Delegacioni qe udhehiqej nga Presidenti i Republikes, Bamir Topi eshte pritur nga nje numer i madh gazetaresh ne aeroportin “Nene Tereza”. Ne oren 12.30 avioni i delegacionit shqiptar u ul ne aeroportin e Rinasit dhe delegacioni u prit nga deputete te parlamentit dhe zyrtare te tjere te larte.
Presidenti i Republikes Bamir Topi dhe kryeministri Berisha pershendeten te pranishmit dhe popullin shqiptar per anetaresimin ne NATO, duke e konsideruar ate nje fitore historike te te gjithe shqiptareve. Kryeministri Berisha deklaroi nga aeroporti se anetaresimi ne NATO ishte shperblimi i mundit dhe punes se te gjithe shqiptareve dhe frut i reformave te qeverise, luftes kunder krimit dhe korrupsionit.
“Per anetaresimin ne kete organizate nje falenderim i madh shkon per Forcat e Armatosura dhe vendet e NATO-s qe ne asistuan ne kete proces”, u shpreh kreu i qeverise. Kreu i shtetit eshte shfaqur mjaft entuziast para kamerave, duke uruar gjithe shqiptaret per kete hap te madh qe ka bere vendi yne.
“Falenderoj gjithe shqiptaret dhe institucionet per hyrjen ne NATO”, ka theksuar presidenti Bamir Topi. Me pas delegacioni zyrtar ndaloi ne nje lendine prane aeroportit ku e priste nje grumbull nxenesish me tollumbace me simbolet e NATO-s. Per te mundesuar parakalimin e delegacionit me ndalesa sot ne mesdite u ndalua dhe qarkullimi i makinave ne rrugen nga aeroporti ne Qafe-Kashar dhe autostraden.
Top Channel