
Ne raundin e dyte te zgjedhjeve ne Maqedoni ekziston shqetesimi per pjesemarrje te ulet qe rrezikon edhe vlefshmerine e zgjedhjeve. Nese nje gje e tille do te ndodhe, atehere qytetaret do te shkojne ne kutite e votimit edhe njehere tjeter.
Megjithese disa muaj me pare parlamenti maqedonas e uli kufirin per vlefshmerine e zgjedhjeve nga 50% ne 40%, perseri ekziston rreziku qe as ky prag te mos kapercehet.
Keto zgjedhje konsiderohen te nje rendesie kyce per rrugen e vendit drejt strukturave euro-atlantike.
Per kete u be nje fushate e madhe sensibilizuese per ruajtjen e qetesise gjate procesit.
Balotazhi vuri perballe njeri-tjetrit Gjorgje Ivanovin, kandidatin e WMRO-DPMNE-se ne pushtet dhe udhëheqësin e opozitës Ljubomir Frckoski.
Ndonese Ivanov doli ne krye gjate raundit te pare, asnjeri prej dy rivaleve nuk arriti te marre ne 22 mars shumicen e nevojshme te votave per t’u shpallur presidenti i Maqedonise.
Top Channel