Deri ne oren 16 ne votimet presidenciale ne Maqedoni kane votuar 31.85 perqind e zgjedhesve. Vleresimin e ka bere organizata per monitorimin e zgjedhjeve “MOST”.

Sipas organizates, ne disa zona jane raportuar parregullsi te vogla, por te parendesishme per te prishur procesin zgjedhor.

Nderkohe shqiptaret e Struges kane bojkotuar zgjedhjet presidenciale, duke votuar vetem ne nje kuti, ate te kandidatit lokal.

Sipas korrespodenteve te Top Channel, per presidentin e ri te vendit shqiptaret e Struges nuk votuan sot, sepse ata thone se asnje nga kandidatet maqedonas nuk interesohet per komunitetin e tyre.

Nderkaq dy kandidatet, Ramiz Merko dhe Fijat Canovski jane ne gare ne kete raund te dyte zgjedhor per bashkine e Struges.

Shqiptaret kete here po bashkojne votat per t’i siguruar fitoren kandidatit shqiptar.

Top Channel