Grevistet e urise, pushohen nga puna

05/04/2009 14:30

Shtate punetoret e urave te segmentit Kukes-Morine, qe para dy javesh u futen ne greve urie per rritje page dhe kushte me te mira, jane pushuar nga puna.

Sipas nje burimi nga Inspektorati i Punes ne Kukes, argumenti qe ka nxjerre kompania “Granit” ka qene mungesa e frontit te punes. Megjithate, punetoret nuk jane bindur nga kjo arsye qe kane nxjerre pronaret dhe jane ankuar ne Zyren e Punes, duke pretenduar se jane pushuar nga puna per shkak te greves se urise qe zhvilluan dy jave me pare.

Por, pavaresisht kerkesave te tyre, institucionet vendore nuk kane mundur t‘i ndihmojne. Sipas tyre, nuk mund te nderhyhet ne marredheniet qe vendos kompania me punetoret qe pajton, sepse ato jane eeshtje kontraktuale qe vendosen mes punedhenesit dhe punemarresve. I takon firmes te vendose per punetoret qe merr apo largon nga puna.

Top Channel