
Semundja e astmes po ecen ne linje te drejte me ate te ndotjes se mjedisit. Kjo semundje, qe duhet trajtuar gjithe jeten, nuk eshte “kursyer” te preke as femijet e vegjel, te cilet ne shumicen e rasteve paraqiten ne spital ne stade te avancuara te semundjes.
Kjo jo vetem per moskapje ne kohe te semundjes nga ana e prinderve, por edhe ngaterrimin e diagnozes nga ana e mjekeve. Here-here simptomat e astmes ngaterrohen me bronkite apo viroza te stines. Dje, ne diten e pediatrise, eshte zhvilluar konferenca mbi ceshtjet e viruseve respiratore.
Sipas mjekeve pediater, brenda pesevjecarit te fundit eshte rritur numri i femijeve te prekur nga astma. Lajmi konfirmohet nga pediatria e spitalit “Nene Tereza”. Sipas “bllokut” te diagnozave kryesore te spitalit, nje numer te larte vizitash dhe trajtimesh i referohen edhe astmes. Shtimi i rasteve ka qene ne menyre te vecante gjate viteve te fundit, ku edhe ndotja e mjedisit ka qene ne nivele te larta.
Me kalimin e kohes rritet edhe numri femijeve te prekur nga semundjet respiratore, te cilet shtrohen ne spital dhe kerkojne ndihme te specializuar. Problemet kryesore jane shqetesimet ne rruget e frymemarrjes, lotim te syve, kolle.
Shpesh shenjat e astmes ngaterrohen me simptomat e virozave te stines, bronkitit apo ftohjes. Vec ndotjes se ambientit, nje tjeter faktor qe con ne astme jane edhe rastet e femijeve qe kane marre te ftohte apo bronkite te perseritura here pas here, te cilat nuk jane trajtuar e me pas kane kaluar ne astme, semundje qe duhet te trajtohet pergjate gjithe jetes.
Sipas mjekeve, nje tjeter shkaktar qe i con femijet drejt prekjes nga semundja e astmes eshte edhe duhanpirja e me te rriturve ne shtepi. Ka raste kur mjeket nuk arrijne t‘i kapin semundjet qe ne fillim dhe i trajtojne pacientet sikur te kishin shqetesime virale. Femijet qe jetojne ne mjedise ku ka duhanpires, ne mjedise me lageshti, apo aty ku ajri ka ngarkese me shume se normalja, paraqiten 1-2 here ne vit ne spital.
Thuhet qe “nje fishkellime apo gerhitje eshte shenje e astmes derisa te provohet se ka dicka tjeter”. Astma eshte nje semundje inflamatore kronike e rrugeve te frymemarrjes, pavaresisht nga stadi i saj. Ajo eshte nje nga semundjet kronike me te shpeshta ne bote, e cila imponon nje barre te rendesishme sociale si te femijet, ashtu edhe te te rriturit. Por pavaresisht kesaj eshte e trajtueshme dhe mund te parandalohet. Inflamacioni bronkial ne astme perfshin nje sere mekanizmash, si faktoret personale, predispozicioni gjenetik, ashtu dhe faktoret e mjedisit, alergenet brenda dhe jashte shtepise, infeksionet virale te rrugeve te frymemarrjes. Diagnoza e astmes shpesh bazohet ne shenja te tilla si marrja e frymes episodike, fishkellima dhe shtrengimi i gjoksit. Astma eshte nje semundje kronike me ndikim te rendesishem mbi te semuret, mbi familjet e tyre dhe shoqerine.
Nje nga keshillat e mjekeve alergologe eshte te ndalohet ose te pakesohet ekspozimi ndaj faktoreve alergjike qe shkaktojne astmen, si pluhurat e shtepise, ushqimet dhe konservantet ushqimore, alergentet e tjere. Rekomandohen shetitjet ne ajer te paster, ketu duke pasur parasysh ndotjen e madhe te mjedisit ne menyre te vecante ne kryeqytet. Nderkaq, semundjet e aparatit te frymemarrjes, sipas analizave te vitit 2007-2008 raportuar nga Ministria e Shendetesise, e zene vendin e pare ne listen e diagnozave per te cilat trajtohen qytetaret.
Top Channel