Berisha: Tani, zgjedhjet dhe integrimi ne BE

05/04/2009 19:25

Kryeministri, Sali Berisha, garanton se pas anetaresimit ne NATO, Shqiperia do te realizoje zgjedhjet e lira dhe te ndershme dhe do te ece e sigurte drejt integrimit te plote ne Bashkimin Evropian.

Duke folur ne nje manifestim festiv ne sheshin “Skenderbej”, shefi i qeverise shprehu gadishmerine se Shqiperia si anetare e Aleances do t’i pergjigjet me vendosmeri te gjitha kerkesave te NATO-s.

“4 prilli eshte dita me e rendesishme per Shqiperine qe prej shpalljes se pavaresise. Ne samitin e Strasburgut, Shqiperia ishte mes te barabarteve dhe perkrah me te fuqishmeve te Aleances. Ne jetuam diten e krenarise kombetare”, u shpreh Berisha.

Shefi i qeverise theksoi se me anetaresimin ne NATO shenohen arritjet me te medha per lirite tona dhe te gjeneratave qe do te vijne.

Berisha shtoi se Shqiperia fitoi nje emer dhe dinjitet dhe per kete mirenjohja me e thelle eshte per Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe ish-presidentit amerikan, Xhorxh Bush e ate aktual, Barak Obama.

 

Top Channel