Rasmussen ne krye te NATO-s

04/04/2009 21:15

Pas nje maratone negociatash, debatesh dhe perplasjesh, te cilat ndikuan edhe ne shtyrjen e samitit te NATO-s, me ne fund kryeministri danez Anders Fogh Rasmussen ka marre pelqimin e te gjithe aleateve per te qene pasuesi i Jaap de Hoop Scheffer ne krye te aleances.

“Kam kenaqesine t’ju them se caktuam sekretarin e ri te NATO-s. Kemi patur diskutime, por fakti qe jemi ketu do te thote se kemi gjetur nje pike pajtimi”, u shpreh Scheffer.

Ndersa sekretari i ri, Rasmussen theksoi se do te beje c’eshte e mundur qe te justifikoje besimin e kolegeve.

Turqia, qe kishte kembengulur gjate ne refuzimin e Rasmussen, u detyrua pas presionit te madh te terhiqej dhe te jepte edhe ajo “ok” ndersa zbulohet se zevendesi i Rasmunsen do te jete nje turk.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta