Shqiperia ne NATO, Tirana ne feste

03/04/2009 15:10

Tirana do te jete e tera ne feste diten e anetaresimit te Shqiperise ne NATO.

Bashkia e Tiranes ka pergatitur nje sere aktivitetesh per te gjitha moshat.

“Shqiperia hyri ne NATO fale jush dhe eshte nje enderr e hershme e qindra mijera shqiptareve. Kemi arsye per te festuar ne 4 prill ndaj ju ftojme te gjitheve te festojme ne oren 18:00”, u shpreh Laureta Omari, shefe e Opinioneve te Publikut.

Duke filluar nga ora 18:00 per rreth 5 ore  do te zhvillohet nje koncert i madh per festen i quajtur “ Nje vend, nje popull,nje enderr”.

Stine, Product 28, Mariza Ikonomi, Julka dhe West Side Family me nje recital te perzgjedhur nga kenget e tyre do te pershendesin festen e hyrjes se Shqiperise ne NATO.

Ne fillim te bulevardit “Deshmoret e Kombit” prane parkut “Rinia” eshte planifikuar te zhvillohet karaoke.

Sipas Omerit, shume surpriza jane planifikuar ne kete dite historike per shqiptaret.Femijet si cdo here do te gjejne veten  prane Galerise se Arteve  ne nje skene te ndertuar posacerisht per ta.

Qytetaret e Tiranes nuk do te mund te perdorin automjetet pergjate bulevardit “Deshmoret e Kombit” duke filluar nga ora 12:00 e mesdites se neserme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB