
Festimet e Shqiperise per anetaresimin e saj ne Aleancen e Atlantikut te Veriut kane nisur prej disa ditesh.
Tirana qe ne hyrje te saj eshte veshur e tera ne ngjyre te kuqe dhe blu.
Ne sheshin “Rilindja” valeviten flamuj te vendeve anetare te NATO-s, mes te cileve edhe te dy anetareve te rinj, Shqiperia dhe Kroacia.
Nderkohe, Pallati i Kultures eshte mbuluar nga nje banderole e madhe qe tregon entuziasmin e pritjes se ketij momenti historik per qytetaret dhe ushtrine shqiptare.
Flamujt valeviten kudo per kete feste e cila do te jete e ndare ne dy dite. Diten e shtune ne date 4 prill festimet jane organizuar nga bashkia e Tiranes, nderkohe qe nje dite me pas do te kete te tjera aktivitete per te pershendetur momentin e anetaresimit te Shqiperise ne NATO organizuar nga Ministria e Kultures.
Entuziasmi i ketij momenti ka perfshire edhe institucionet qeveritare. Nje banderole e madhe ka mbuluar godinen e Kryeministrise te tjere flamuj valeviten ne godinen e Kryesise se Kuvendit. Veshja festive e bulevardit “Deshmoret e Kombit” permbyllet me nje tjeter banderole te madhe ne fasaden e Korpusit Qendror te Universitetiti te Tiranes.
Top Channel