
“Eshte nje emocion i papershkruar”. Me keto fjale ministri i Jashtem shqiptar Lulzim Basha e ka komentuar per Top Channel vendosjen e flamurit shqiptar perkrah flamujve te vendeve anetare te NATO-s.
“Flamuri shqiptar eshte gjithmone i pranishem ne takime, por kete here ai ndodhet prane vendeve anetare te NATO-s”, ka deklaruar Basha.
Shefi i diplomacise shqiptare ka theksuar se Shqiperia, ashtu sikurse me pare, do te jape kontributin e saj ne ceshtjet qe shqetesojne Aleancen.
“Shqiperia e ka patur rastin te shprehet mbi te gjitha ceshtjet qe shqetesojne Aleancen dhe Shqiperia konsiderohet si nje partner i perhershem. Ne kemi dhene kontributin tone, qe ka te beje me interesat nderkombetare dhe menyrat se si Shqiperia do te angazhohet ne politikat nderkombetare”, ka pohuar Basha.
I pyetur mbi zgjedhjen e sekretarit te ri te pergjithshem te Aleances, ministri ka dhene nje pergjigje diplomatike.
“Jemi ne nje proces qe ka nisur dhe do te vazhdoje dhe ne fund te ketij procesi, qe do te zgjedhe sekretarin e ri, Shqiperia do te kete rolin e saj”, ka theksuar Basha.
Duke qene se samiti perkon me ditelindjen e sekretarit te pergjithshem te NATO-s, Jap de Hoop Scheffer, Basha ka deklaruar se dhuraten e tij do ta beje kur Scheffer te vije ne Tirane. “Do te takohem me zotin Scheffer ne Tirane dhe dhuraten do ta kemi gati atje”, ka shtuar Basha.
Top Channel