
Presidenti i Shqiperise, Bamir Topi ne fjalimin e mbajtur ne darken e punes mes krereve te shteteve anetare te NATO-s ka dhene garancine e tij se me anetaresimin ne Aleance, Shqiperia do te vazhdoje kryerjen e reformave ekonomike dhe ushtarake.
Gjithashtu, Topi ka premtuar angazhimin e tij per zgjedhjet e ardhshme, te cilat i ka konsideruar si nje test per te ardhmen e Shqiperise.
“Ky anetaresim do te ndihmoje zhvillimin e demokracise se brendshme dhe reformat politike, ushtarake dhe ekonomike ne Shqiperi, si dhe do te nxise hapat e saj ne integrimin e metejshem euro-atlantik. Prova e pare do te jete zhvillimi sipas standarteve i zgjedhjeve te ardhshme politike te qershorit 2009”, ka deklaruar Topi.
Me pas kreu i shtetit shqiptar ka falenderuar te pranishmit per mbeshtetjen qe i eshte dhene vendit ne rrugen drejt integrimit euro-atlantik.
“Te dashur miq, te nderuar aleate! Ju falenderojme shume per mbeshtetjen qe i dhate Shqiperise dhe shqiptareve ne kete tranzicion te veshtire, ne nuk do mundnim kurre te arrinim ketu sot nese nuk do te ndjenim ne hapat tona ndihmen, keshillen dhe miqesine Tuaj. Ju jemi shume mirenjohes te gjitheve”, eshte shprehur Topi.
Top Channel