
Nis sot ne Gjermani, ne qytetin Baden Baden dita e pare e Samitit historik te NATO-s.
Ky samit mbahet ne 60-vjetorin e krijimit te Aleances dhe pritet qe te zyrtarizoje anetaresimin ne aleance te Shqiperise dhe Kroacise.
Lideret e vendeve aleate kane mberritur tashme per te marre pjese ne Samit.
Sot ne darke zhvillohet nje darke ne Baden Baden, ndersa neser stafeta e punimeve i kalon Frances.
Neser ne mengjes kryeministrat e vendeve anetare do te nisen nga toka gjermane te shoqeruar nga kancelarja Angela Merkel, per t’u pritur ne pasarelen e dy brigjeve, uren qe lidh Gjermanine e Francen, nga presidenti Francez Nikolas Sarkozi. Nje shtrengim duarsh mes dy udheheqesve, qe simbolizon paqen ne Europe mes dy vendeve, te cilat historia e kaluar i ka vene shume shpesh perballe si armiq.
Punimet e Samitit, vec zgjerimit me dy anetare te rinj, do te perqendrohen ne forcimin e Aleances dhe sfidat e reja te saj.
Shqiperia perfaqesohet me autoritetet me te larta te saj.
Top Channel