Tregtaret thone se cmimet e references po vazhdojne te qendrojne te larta dhe e gjitha kjo ka shkaktuar nje rritje te pergjithshme te cmimeve ne treg.
Sipas te dhenave te fundit zyrtare nga Ministria e Bujqesise, ne tregjet e shitjes me shumice per prodhimet vendase nga 19 artikuj, 13 prej kane pesuar rritje te 2 deri ne 33 lek/kg. Per produktet e importit nga 25 produkte 14 prej tyre rritja e cmimeve ka variuar nga 2 deri ne 41 lek/kg.
“Cmimet e prodhimit vendas jane te larta, sepse prodhimi eshte drejt fundit. Cmimet e references jane te larta per produktet e importit dhe prodhimi vendas nuk e ngop tregun”, u shpreh nje prej tregtareve.
Tregtaret thone se ata kane kerkuar nderhyrjen e Ministrine se Bujqesise, duke kerkuar te respektohen afatet e vendosura prej saj per rritje te cmimeve te references.
Tregtaret kerkojne nga shteti te marre menjehere masa per ulje te cmimeve te references, pasi ne treg po vihet re renie e kerkeses nga konsumatorit edhe per shkak te cmimeve te larta, duke krijuar keshtu pasguri ne tregti.
Top Channel