NATO, Obama: Mirepresim Shqiperine dhe Kroacine

03/04/2009 17:50

Presidenti amerikan Barack Obama ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara e mirepresin anetaresimin e Shqiperise dhe Kroacise ne Aleancen e Atlantikut te Veriut.

Deklaraten e tij shefi i Shtepise se Bardhe e beri nga Strazburgu, ku ne darke do te nise samiti qe do te shenoje dhe 60 vjetorin e NATO-s.

“SHBA mbeshtesin nje mbrojtje te forte evropiane, prandaj dhe e kemi mirepritur anetaresimin e Kroacise dhe te Shqiperise ne NATO”, ka pohuar Obama.

Ky eshte samiti i pare ku Shqiperia dhe Kroacia marrin pjese si vende me te drejta te plota te NATO-s.

Mengjesin e neserm presidenti Obama do t’i dorezoje homologut shqiptar dhe atij kroat karten e Atlantikut te Veriut.

Top Channel