
Atmosfera ne Zagreb duket e zbehte.Kroacia duket se nuk perjeton te njejtim gezim zyrtar dhe popullor si ne shqiptaret, ceremonine zyrtare te anetaresimit ne NATO.
Madje ka nga ata kroate qe mendoje se nuk duhet te futen ne NATO dhe as ne BE pasi kjo do te cenonte pavaresine e tyre.
Ne rruget e kryeqytetit nuk ka asnje banderole apo detaj tjeter te tregoje se po ndodh dicka e rendesishme.
Shume banore madje as nuk jane te interesuar fare per kete proces.
Nje qytetar thote se eshte shume mire qe Kroacia te jete pjese e NATO-s, ndersa nje tjeter shprehet se perderisa nuk ka paqe ne bote eshte e kote te jesh pjese e Aleances.
Nje qytetar shkon me tej kur thote se do te ishte me mire qe Kroacia te mos inkuadrohet fare, pasi eshte nje vend qe del nga ish-Jugosllavia, ndaj pavaresia eshte teper e rendesishme per kete komb.
Ne Kroaci, vetem 43 perqind jane pro inkuadrimit ne NATO.
Frika nga e kaluara dhe standarti i jeteses me page mesatare 700 euro, duket se nuk krijon entuziasem tek kroatet.
Top Channel