Kriza, Shehu: Nuk kemi nevoje per FMN

03/04/2009 20:15

Qeveria thote se ekonomia shqiptare dhe financat e shtetit nuk ndodhen ne gjendje emergjence, ndaj ajo nuk ka nder mend t’i drejtohet FMN-se per mbeshtetje buxhetore.

“Ne ne situaten aktuale nuk kemi argumenta per te marre kete financim. Donatoret nuk te japin para nese kriza nuk duket ne vendin tone. Nese kriza shfaqet, atehere qeveria do te shkoje tek FMN dhe organizatat e tjera ku jemi anetare”, ka deklaruar zevendesministri i Financave, Sherefedin Shehu.

Vitin e kaluar deficiti korent u rrit me gati 40 per qind krahasuar me nje vit me pare, kjo si pasoje e rritjes se deficitit tregtar dhe renies se dergesave te emigranteve, duke paralajmeruar per mungese valute ne treg.

“Rritja e deficitit korent eshte shqetesuese dhe per kete arsye ne po marrim hua nga tregu i jashtem , per te sjelle valute te huaj”, ka sqaruar Shehu.

Pak dite me pare Banka Boterore ne nje parashikim pesimist per vitin 2009 dekalroi se vendet ne zhvillim, ku perfshihet Shqiperia, kane hyre ne krize me nje deficit korent me te larte se 10 per qind, cka i ben ato shume te pambrojtura ndaj krizes.

Sipas Bankes Qendrore, Shqiperia ne fund te vitit rregjistroi nje deficit korent prej 14 per qind te prodhimit te pergjithshem kombetar.

Top Channel