Klinikat dentare, nje e treta e palicensuar

03/04/2009 16:15

Nje e treta e klinikave te stomatologjise jane te palicensuara dhe ne pjesen me te madhe te tyre pacientet rrezikojne te marrin infeksione te ndryshme.

“Ka probleme neper klinika, pasi pacientet rrezikojne te marrin hepatitet dhe SIDA-n. Shume klinika nuk kane elementet e mjaftueshme”, u shpreh kryetari i “Urdherit te Mjekut”, Dine Abazi.

Nderkohe Rozarka Budina e Shoqates se Stomatologeve, pranon se nje e treta e klinikave eshte e palicensuar.

Nga ana e tij, Abazi tha se ne pjesen me te madhe te klinikave te licensuara nuk hapen dosje per pacientet, cka e veshtireson diagnostikimin e tyre per nje kohe te gjate.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA