Delegacion shqiptar ne Samitin e NATO-s

03/04/2009 15:00

Delegacioni shqiptar, qe do te marre pjese ne samitin e NATO-s, u nis sot nga Rinasi rreth ores 12:15 minuta.

Ne perberje te delegacionit prej 30 vetesh, jane perfaqesuesi me te larte te shtetit, presidenti Topi, kryeministri Berisha, kryetarja e Kuvendit Topalli, Ministri i Jashtem, Ministri i Mbrojtjes dhe kryetaret e grupeve parlamentare te Partise Demokratike e Socialiste, Astrit Patozi dhe Valentina Leskaj.

Presidenti Topi do te mbaje fjalimin pershendetes ne samit.Nje fjalim te tille do te mbaj edhe kryeministri Berisha.

Edhe me pare ka ndodhur qe tre zyrtaret me te larte te shtetit te mos jene njekohesisht ne Shqiperi, por sot eshte hera e pare qe ata nisen njekohesisht dhe neglizhojne me koshience te plote protokollin shteteror.

Top Channel