Basha: Trupa shtese ne Afganistan

03/04/2009 18:30

Shqiperia eshte gati te dergoje trupa shtese ne Afganistan dhe pritet qe kete gatishmeri ta konfirmoje edhe ne samitin e NATO-s ne Baden Baden.

Lajmin e ka bere te ditur ministri i Jashtem, Lulzim Basha ne nje prononcim per VOA. “Ne kemi bere nje konfirmim zyrtar ndaj qeverise amerikane. Ne takimin qe kryeministri Berisha zhvilloi me zonjen Clinton premtoi dergimin e nje kontigjenti shtese. Gjithashtu, ky konfirmim do te behet edhe diten e neserme”, ka deklaruar Basha.

Me tej, i pyetur per avantazhet dhe detyrimet qe i vijne Shqiperise, shefi i diplomacise ka nenvizuar se vendi fiton nje kredibilitet karshi komunitetit nderkombetar.

“Hyrja e Shqiperise ne NATO afirmon vendin tone si nje vend pro demokracise, me institucione te konsoliduara dhe liri te tregut. Shqiperia fiton nje kredibilitet te pa gezuar me pare ne sy te nderkombetareve”, ka shtuar Basha.

Top Channel