“Dhuro nje liber”, nisma e bashkise per shkollat

03/04/2009 18:15

Rreth 900 nxenes te shkolles nentevjecare “Gustav Majer” kane mundesi jo vetem te studiojne ne ambjente bashkekohore, por edhe te argetohen ne ambjente sportive dhe te lexojne ne nje biblioteke qe shume shpejt do te pasurohet me libra te autoreve shqiptare dhe te huaj.

Kreu i bashkise se Tiranes, ne kuader te nismes “dhuro nje liber”, u ka premtuar ketyre nxenesve se biblioteka e tyre e perbashket do te jete shume me e pasur.

“Une jam shume i gezuar per kete nisme. Juve do t’ju dhurohen libra pasi ne nuk duam qe t’ju mungoje asgje, ne menyre qe te rriteni sa me mire ne shkolla e biblioteka, duke pasur gjithcka qe kane moshataret tuaj ne Evrope”, ka deklaruar Rama.

Per ndertimin e kesaj shkolle, qe ndodhet ne rrugen “Frosina Plaku”, jane shpenzuar 1 milion e 371 mije euro te cilat jane dhene nga Banka e Keshillit Europian.

Top Channel