Topalli: Reformat edhe pas NATO-s

02/04/2009 22:40

Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli ka deklaruar se Shqiperia do te vijoje rrugen e reformave edhe pas anetaresimit ne NATO.

Ajo ka pohuar se ne kete proces kane pasur meriten e tyre te gjithe kryeministrat e vendit duke perfshire ketu edhe ata te opozites.

“Kane pasur meriten e tyre edhe kryeministrat e PS-se, por reformat me te medha te bera nga ne bene qe te vinte anetaresimi ne NATO. Ne do ta vazhdojme rrugen qe kemi nisur edhe pas anetaresimit”, eshte shprehur Topalli.

Duke folur per zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Topalli siguroi se procesi do te jete i lire dhe sipas standardeve qe kerkohen.

“2001 nuk do te kthehet me ne Shqiperi per zgjedhjet politike”, eshte shprehur Topalli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA