Topalli: Hyrja ne NATO, rezultat i pamase

02/04/2009 21:40

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka vleresuar si nje rezultat “te pamase” hyrjen e Shqiperise ne NATO.

Duke folur ne emisionin “Top Story” ne Top Channel, Topalli ka theksuar se anetaresimi ne Aleance vjen pas nje rruge te veshtire e me sakrifica.

“Ne jemi me fat qe do te firmosim hyrjen ne NATO, qe eshte mbeshtetur nga 96% e shqiptareve. Eshte nje rezultat i pamase qe vjen pas nje rruge te veshtire dhe plote stuhi. Ka qene nje rruge me e veshtire se vendet e tjera qe pas viteve 90 jane bere anetare te BE. Ndjehemi shume entuziaste pasi eshte arritur nje moment qe dy vjet me perpara nuk mendohej se do te behej e mundur”, ka deklaruar Topalli.

Kryetarja e Kuvendit ka theksuar se hyrja ne NATO nuk eshte fundi, por vazhdimi i kryerjes se reformave. “Jemi perkrah nje aleance te ngritur mbi vlerat e demokraicse, lirise dhe sigurise. Hyrjen ne NATO une e konsideroj reforma dhe kredibilitet”, ka pohuar Topalli.

Ajo ka shtuar me tej se mazhoranca qeverisese ka merita te vecanta per anetaresimin e vendit ne Aleancen e Atlantikut te Veriut, pasi sipas saj ka qene PD qe ka terhequr ne kete drejtim opoziten.

“Klasa politike nuk ka qene e vonuar. Ajo force politike qe rrezoi komunizmin udhehoqi dhe terhoqi PS-ne. Per here te pare fjala NATO u permend ne Parlament ne 8 prill te 1992-shit nga Sali Berisha. PD e ka marre PS-ne pas vetes dhe ka bere mire, pasi kjo parti duhet te vinte sipas vullnetit te 96% te shqiptareve”, ka shtuar Topalli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA