Scheffer uron shqiptaret per hyrjen ne NATO

02/04/2009 21:15

Sekretari i pergjithshem i NATO-s, Jap de Hoop Scheffer ka folur per “Top Story” nje dite pas anetaresimit te Shqiperise ne organizaten e Atlantikut te Veriut, duke vleresuar reformat e bera ne vendin tone gjate viteve te fundit.

Sipas numrit nje te NATO-s, anetaresimi eshte nje rezultat shume i madh i arritur nga Shqiperia, por ai shtoi se kjo nuk do te thote qe reformat te ndalen ketu, ato duhet te vazhdojne me intensitet me te madh. “Para se gjithash besoj se rruga drejt anetaresimit ne NATO eshte e gjate dhe e stuhishme dhe Shqiperia ka pasur shume per te bere ne reformimin e shoqerise se saj. Shqiperia nuk e beri kete vetem per hir te NATO-s por edhe per veten e saj. Ratifikimi i traktatit tregon se parlamentet e aleateve mendojne se Shqiperia ka shenuar progres ne reforma, por reformat duhet te vazhdojne”, tha Scheffer.

Ne vijim, ai u perqendrua ne sfiden me te madhe te vitit, zgjedhjet parlamentare. “Zgjedhjet e ardhshme duhet te jene te lira dhe transparente. Zgjedhjet do vezhgohen me lupe te madhe, a jane te lira dhe transparente”, shtoi shefi i NATO-s. Ai u ka drejtuar nje mesazh gjithe qytetareve te Shqiperise, duke thene se jane ata qe bashke me qeverine e kryeministrit Berisha dhe kryeministrat e tjere qe kane bere te mundur qe reformat te realizohen me sukses.

Schefer foli edhe per ngjarjen tragjike te Gerdecit, duke theksuar: “Ai shperthim ishte nje ngjarje dramatike dhe te shpresojme se nuk do te ndodhe kurre me”. Ne lidhje me pjesemarrjen e mundshme te Shqiperise ne misionin ne Kosove, Schefer deklaroi se vendimin nuk e merr NATO por vete qeveria dhe Parlamenti Shqiptar. “Nuk e vendos une qe Shqiperia te marre pjese ne misionin ne Kosove, por qeveria dhe Parlamenti Shqiptar. E lavderoj Shqiperine per zerin moderues qe eshte degjuar forte dhe qarte ne rajon. Shqiperia eshte e rendesishme si zone paraprake per trupat e NATO-s ne Kosove”, nenvizoi sekretari Scheffer.

Ne vijim te intervistes dhene gazetares se To Channel ne Bruksel, shefi i NATO-s tha se, ne samitin e Strasburgut dhe Kehnit, ne krye te tryezes do ulen perfaqesuesit e vendeve pritese, Sarkozi e Merkel dhe me pas Shqiperia. “Fillimisht do fokusohem ne samit dhe me pas do nis nje turne lamtumire ku do vizitoj dhe Tiranen e Shqiperine”, perfundoi sekretari i pergjithshem i NATO-s, Jap de Hoop Scheffer.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA