Ruci: PS, kontribut per hyrjen ne NATO

02/04/2009 21:50

Deputeti i PS, Gramoz Ruci ka deklaruar se PS eshte mjaft entuziaste per anetaresimin e vendit ne NATO dhe se kjo parti ka qene gjithmone e angazhuar per hyrjen e vendit ne kete Aleance.

“Ndajme te njejtin entuziazem ashtu si PD, sic e kemi deklaruar jo vetem sot. Para se te behej kjo PS ka qene teresisht e angazhuar dhe e ka mirepritur kete si nje enderr te shqiptareve, te ngjarjeve historike, qe nuk u be ne nje ore e ne nje dite”, ka pohuar Ruci.

Megjithate, deputeti socialist nenvizon se arritja e ketij objektivi nga klasa politike shqiptare ka qene nje veprim i vonuar dhe se hyrja e vendit ne NATO eshte shtyre per shkak te ngjarjeve te viteve 96 dhe 97 qe perfshine Shqiperine.

“Mund te them se ne kete enderr te madhe te shqiptareve, klasa politike ka qene e vonuar ne keto 18 vjet. PS ne asnje rast nuk ka hezituar per anetaresimin ne NATO. Qe ne 92-shin ka qene nje synim i NATO-s per t’u zgjeruar me vendet e Evropes lindore. Por nga ngjarjet e 96-es, kur u cenua liria e votes pati nje terheqje, qe u pasua nga ngjarjet e 97-es”, ka nenvizuar Ruci.

Sipas tij, rruga per te hyre ne NATO ka nisur nga PS pas vitit 97, kur qeveria socialiste ka nenshkruar nje sere marreveshjesh me Aleancen.

“Keshtu qe pas 97-es filluan hapa te tjera, si bashkepunimi i forcave te NATO-s me Shqiperine. PS miratoi amendamentin, pasi PD e kishte braktisur Parlamentin dhe nuk ishte ne seance. Gjithashtu, eshte perfshirja e Shqiperise ne karten e partneritetit, kur ka ardhur zoti Pauell ne Tirane dhe ka nenshkruar marreveshjen me Shqiperine dhe Maqedonine. Keshtu qe ishte qe ne kohen e qeverise se PS edhe kontributi qe eshte dhene me forcat e armatosura ne Irak e Afganistan”, ka nenvizuar Ruci.

Ai ka shtuar me tej se edhe ne keto tre vjet opozita e majte ka dhene nje kontribut te pamohueshem per anetaresimin e vendit. “Keto 3 vjet kane krijuar nje risi ne politiken shqiptare, pasi per here te pare mazhoranca dhe minoranca kane kryer reforma. Opozita ka qene kontribuese direkte me iniciativat e saj”, ka shtuar Ruci.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA