Ruci: Delijorgji nuk ka marre leje nga Rama

02/04/2009 22:20

Deputeti socialist, Gramoz Ruci ka dhene shpjegime ne “Top Story” ne lidhje me akuzat e mazhorances per lidhjet mes kryetarit te PS-se, Edi Rama dhe biznesmenit Mihal Delijorgji.

Sipas tij, lejet e ndertimit nuk jane dhene nga kryetari i Bashkise se Tiranes, por KRT-ja e qytetit ku shumicen e ka mazhoranca.

“Delijorgji ka qene nje biznesmen qe si gjithe biznesmenet e tjere ka marre leje jo nga kryetari i bashkise, por nga KRT-ja e Tiranes ku ju beni pjese. KRT-ja e Tiranes ne kohen qe jane dhene lejet e ndertimit, ka qene ne mazhorance nga PD-ja”, pohoi Ruci.

“Me Delijorgjin eshte bashkepunuar per te ndertuar, por ju keni bashkepunuar me te per te shkaterruar. Keni bere nje ligj apostafat per Delijorgjin dhe me VKM ju shkaktuat Gerdecin, i cili ishte si rezultat i korrupsionit te ligjit qe ju keni miratuar”, eshte shprehur deputeti PS-se.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA